Portali "DurrësLajm" kërkon të punësojë një gazetar/e për web, të interesuarit të dërgojnë CV-në në adresën e email: [email protected]

Kokaina në portin e Durrësit/ Si kaloi pa kontroll në Itali, droga për llogari të 3 grupeve të ndryshme kriminale

11/04/2021 - 10:23

Detaje të reja zbulohen nga operacioni i drogës në portin e Durrës ku u sekuestruan 143 kg kokainë. Sipas BalkanWeb, policia kishte marrë informacion rreth 2 javë më parë për nisjen e ngarkesës nga Guayaquil dhe kishte shtuar kontrollin në port për të gjitha ngarkesat nga Amerika Latine.

Nga Ekuadori kontejneri kaloi tranzit në Itali në portin Gioia Tauro por nuk u kontrollua. Në dokumentacionin shoqërues kontejneri i ngarkuar me banane kishte destinacion Tiranën.

Me të mbërritur në portin e Durrësit ai iu nënshtrua kontrollit me skaner i cili dha sinjal të kuq. Për ta kaluar në vijën e dytë të kontrollit policia thirri një prej administratorëve të kompanisë “Masabi Fruits” Klajdi Xibrakun. Në prani të tij u sharrua pjesa metalike e tavanit ku u konstatuan pakot me lëndë narkotike.

Klajdi Xibraku u arrestua nga ana e policisë dhe pak orë më vonë u arrestua edhe administrator tjetër Erjon Peti.

Të dy të arrestuarit të cilët janë edhe kushërinj me njëri-tjetrin mohojnë të kenë lidhje me trafikun e drogës. Ata thonë se operojnë në fushën e importit të frutave prej 5 vitesh dhe çdo javë presin kontejnerë nga Amerika Latine, por nuk janë përfshirë kurrë në trafik droge.

Policia dyshon se ngarkesa prej 143 kg drogë ka ardhur në Shqipëri për llogari të 3 grupeve të ndryshme kriminale. Policia ka sekuestruar telefonat celular të dy të arrestuarve si edhe gjithë dokumentacionin e kompanisë.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Shërbimet e Komisariatit të Policisë pas marrjes së njoftimit se në lagjen nr.1, Sarandë, pranë bankomatit të një banke, një shtetas nën

Një aksident është regjistruar në aksin nacional Berat-Skrapar, në fshatin Vërtop.

Një incident ka ndodhur në autostradën Kavajë-Lushnje, ku një autobus me pasagjerë është përfshirë nga flakët.

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në një çerdhe në kryeqytet, ku një foshnjë ka thyer këmbën.

Një 38-vjeçar është arrestuar nga policia e Beratit, pasi në banesë iu sekuestrua një armë zjarri automatik, një krehër dhe 7 fishekë.

Alban Vogli, president i klubit të Kastriotit dhe Gazment Vogli, drejtor teknik i tij janë arrestuar nga Policia e Tiranës, pas trazirave

Një grua ka mbetur e plagosur si pasojë e shpërthimit të një bombole gazi e përdorur për gatim në Tapizë të Krujës.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës kanë arrestuar në flagrancë shtetasin F.K., 29 vjeç, banues në Durrë

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në zonën e Porto Romanos është gjetur i mbytur një 56-vjeçar.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Manëz, kanë proceduar penalisht për veprën penale "Mjekim i pakujdesshëm", sht