Ai përfitoi nga varësia e një gruaje 40-vjeçare ndaj drogës dhe faktit që ajo nuk kishte para, duke i ofruar kokainë në këmbim të seksit. Por karabinierët e Cattolica, ndërhynë para se të konsumohej marrëdhënia seksuale.

Shqiptari 50 vjeç, me profesion bojaxhi, u arrestua në flagrancë për trajtimin e drogës në rrethanën rënduese të shitjes në këmbim të shërbimeve seksuale.

Mëngjesin e djeshëm, policia vendase depërtoi në një vendbanim në Cattolica, duke vënë nën vëzhgim shqiptarin brenda një prej apartamenteve.

Pasi u larguan jashtë, ata vunë re dritaren e banjës së hapur dhe panë shqiptarin, në shoqërinë e një gruaje. Ata vendosën kokainën gati në pjatë gati për ta konsumuar. Në këtë moment, vendosën të ndërhynin.

Pasi u futën brenda apartamentit, ata gjetën shqiptarin tërësisht të zhveshur, ndërsa gruaja u përpoq të vishej. Karabinierët më vonë zbuluan se shqiptari i kishte ofruar klientit të tij një gram kokainë në këmbim të seksit.