Një sherr masiv mes adoleshentëve ka ndodhur këtë të mërkurë në Kamëz.

Si pasojë e sherrit, janë plagosur me thikë tre të rinj të moshës 17 vjeç.

Nga konflikti, kanë mbetur të dëmtuar shtetasit E.Daku, R.Bani dhe Sh. Duraku.

Mësohet se sherri ka nisur për konflikte të dobëta, ndërsa gjithçka ndodhi jashtë një marketi.

Lidhur me këtë ngjarje, policia ka shoqëruar në komisariat dy autorë të dyshuar.