Kontrabandë ilaçesh, arrestohet administratori dhe punonjësja e farmacisë

14/06/2018 - 09:47

Administratori i një farmacie në kryeqytet dhe një punonjëse, janë vënë në pranga ditën e sotme pasi akuzohen për kontrabandë produktesh farmaceutike. Ndërsa është shpallur në kërkim drejtuesja teknike e farmacisë.

Në kuadër të operaciont policor të koduar “Medikamenti”, nga Sektori për Krimin Ekonomik dhe Financiar, janë sekuestruar 520 medikamente dhe produkte farmaceutike të llojeve të ndryshme.

Më datë 12.05.2018, Sektori për Krimin Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në kuadër të operacionit policor të koduar “Medikamenti”, arrestoi shtetasit:

– Julian Ll., 40 vjeç, banues në Tiranë (me detyrë administrator farmacie)

– E. P., 29 vjeçe, banuese në Tiranë, (me detyrë punonjëse farmacie)

Si dhe u shpall në kërkim dhe po punohet për ndalimin e shtetases:

– A. P., 66 vjeçe, banuese në Tiranë (me detyrë drejtuese teknike e farmacisë)

Shtetasit e mësipërm në një pikë farmacie në rrugën “Kongresi i Manastirit”, tregtonin dhe shisnin produkte farmaceutike kontrabandë.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur për veprat penale “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Riprodhimi pa të drejtë i veprës së tjetrit”, parashikuar nga nenet 178, 180 dhe 149/a të Kodit Penal.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Gjykata e Apelit ka lënë në burg Ervis Martinajn ndaj të cilit u dha masa e sigurisë "arrest me burg" për ngjarjen e 4 tetorit në zonën e

Arestohen në flagrancë dy shtetas për veprën penale të dhënies ndihmë për kalimin e paligjshëm të kufirit, si dhe shpallet në kërkim një

Një sërë arrestimesh janë bërë dje nga policia e Shtetit dhe Prokuroria, pas operacioneve të ndërmarra me partnerë ndërkombëtarë.

Policia e Shtetit nën drejtimin e Prokurorisë për Krimet e Rënda dhe në bashkëpunim me agjenci të tjera ligjzbatuese kanë finalizuar përg

Një ditë pasi policia ushtroi kontroll në banesën e Lul Berishës, avokati i tij flet për News24.

Gjykata e Apelit në Tiranë sot do të shqyrtojë kërkesën për liri të Ervis Martinajt.

Rreth 12 orë pas ndalimit nga ''super operacioni'' i RENEA-s dhe FNSH-së është liruar nga Drejtoria e Policisë së Tiranës, Flamur Avdyli.

Gjatë operacionit të arrestimeve të së dielës në pranga ka rënë dhe Altin Isaraj, vëllai i Drejtorit të  Përgjithshëm të Shërbimeve të Tr

Janë dashur dy vjet përgjime e hetime për zbulimin e aktivitetit kriminal ku akuzohen si të përfshirë edhe dy ish-deputetët socialistë, A

Forca të shumta policie kanë rrethuar mbrëmjen e sotme Sarandën, në kuadër të operacionit të antidrogës të shtrirë thuajse në të gjithë v