Seksioni për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve ka arrestuar në flagrancë një person që kishte me vete një sasi kanabisi.

Në pranga ra Shpëtim Malaj, 25 vjeç, banues në Vlorë.

Arrestimi i tij u bë pasi gjatë orëve të mbrëmjes së djeshme, në aksin rrugorë Vlorë-Novoselë, ky shtetas ka qenë duke udhëtuar si pasagjer në automjetin tip “Ford Fokus” dhe pas kontrollit fizik të tij, iu gjet e fshehur në trup në sasi lënde narkotike e dyshuar si Cannabis Sattiva.

Materialet iu referuan Prokurorisë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” neni 283/1 i Kodit Penal.