Kontrolle të befasishme në lokale, arrestohet "i forti" dhe i shpalluri në kërkim (EMRAT)

10/10/2018 - 11:13

FNSH në bashkëpunim me Policinë Vendore Lushnje e Fier kanë kryer kontrolle të befasishme për kapjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri dhe personave të shpallur në kërkim.

Kontrollet janë kryer në lokale dhe ambiente të ndryshme si edhe në akset rrugore kryesore e dytësore të qytetit të Fierit dhe Lushnjes, ndërsa ka rënë në pranga shtetasi Ilir Boriçi, 42 vjeç, banues në Fier.

Nga kontrolli i ushtruar në lokalin në lagjen “8 Shkurti” Fier, shtetasit Ilir Boriçi iu gjetën 2 armë zjarri pistoletë dhe një shpatë. Boriçi është pjesë e grupit të quajtur “Boriçët”, grup me precedent kriminal kryesisht në fushën e krimeve kundër personit.

Shtetasi i lartëpërmendur është arrestuar nga Policia 5 herë për veprat penale “Tentativë vrasje”, “Kanosje”, “Shkatërrim prone” dhe “Armbajtje pa leje”.

Aktualisht ky shtetas ishte në masën “Detyrim paraqitje” për veprën penale “Armbajtje pa leje”, “Kanosje” dhe “Shkatërrim prone”.

Gjithashtu, po në kuadër të kontrolleve të ushtruara u bë e mundur kapja dhe ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim Said Dervishi, 25 vjeç, banues në Lushnje.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lushnje ka caktuar masën e sigurimit “Arrest me burg” për veprat penale “Kanosje” dhe “Prodhimi dhe mbajtje pa leje e armëve dhe municionit luftarak”.

Ky shtetas, 04.09.2018 në kodrat e fshatit Zhamë, gjatë një konflikti për motive pronësie ka qëlluar disa herë me armë zjarri automotik drejt vëllezërve N.M dhe H.M.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Gjykata e Katanias ka marrë vendimin për Moisi Habilajn. Habilaj është dënuar me 15 vite  5 muaj e 10 ditë.

Policia e Lezhës ka bërë arrestimin e autorit të dyshuar të vrasjes së shtetasit kryeplakut të fshatit, Gjin Marku ndodhur sot rreth orës

Tensionohet situata edhe në KZAZ-të e Burrelit, ku ka pasur përleshje dhe dhunë mes qytetarëve dhe policisë pasi kërkohet lirimi i ambien

Një fëmijë 6-vjeçar është plagosur në mesnatë me automatik në Krastë të Martaneshit.

Pak pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Krastë të Bulqizës, ku një person qëlloi me armë zjarri në drejtim të një banese e për pasojë mbe

Një person është vrarë me armë zjarri në Lezhë.

Një punëtor shqiptar në Greqi ka humbur jetën për shkak të një aksidenti në punë.

Një aksident rrugor me pasojë vdekjen e një shtetasi dhe plagosjen e dy të tjerëve ka ndodhur sot në aksin Kukës-Morinë.