Gjatë kontrolleve që vijojnë nga ana e punonjësve të OSHEE-së për konstatimin e shkeljeve dhe abuzimit me energjinë elektrike, janë evidentuar dy raste në Durrës me lidhje të kundërligjshme.

Më datë 16.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasit B.S. 59 vjeç dhe Ll.Ll. 55 vjeç, banues në Durrës.

Punonjësit e kompanisë së OSHEE-së, në banesat përkatëse të tyre, kanë konstatuar lidhje të paligjshme të energjisë elektrike.

Ndërkohë, për 55-vjeçarin Ll. Ll. raportohet se po punohet për kapjen e tij, pasi nuk u gjet në banesë në momentin e kontrollit.