Drejtori i Departamentit të parandalimit të Sëmundjeve Infektive në rajonin e Trentos në Itali, informon për një vatër infektimi nisur nga një shtetas kosovar i cili më datë 14 qershor është kthyer nga Kosova në Trento dhe ka rezultuar pozitiv.

Ai nuk ka respektuar karantinimin për izolim shtëpiak për personat e mbërritur nga vende extra Shengen, dhe ka marrë pjesë në një festë të organizuar nga komuniteti i emigrantëve kosovarë në komunën Predazzo. Vatra e infektimit ka përfshirë 8 persona e 2 janë pjesëtarë të familjes së kosovarit. 

Ndërsa në rajonin e Venetos rreziku i infektimit nga persona që mbërrijnë nga Balkani, vjen nga guvernatori i këtij rajoni Luca Zaia. Ai informon se një sipërmarrës italian nga Vicenza gjatë kthimit të tij nga Serbia ka rezultuar i infektuar nga Covid 19.

Ndërsa mediat italiane si Il Messaggero japin alarmin se pandemia po shpërthen në Ballkan e të kontrollosh kush vjen në Itali nga kjo zonë,  shpesh dhe me makinë, është e komplikuar.