Kostandin Xhuvanit i shtohen edhe 4 vite të tjera burg

07/12/2019 - 09:26

Konstandin Xhuvani u dënua me 35 burg në vitin 2015 për vrasjen e katërfishtë që kreu në Tiranë në nëntor të 2014-s. Tashmë i janë shtuar edhe katër vite të tjera burg, duke e çuar në 39 vite burg dënimin që ka për të shlyer.

Gjykata e Gjirokastrës ka dënuar me 4 vite burgim Xhuvanin për akuzën e “Mbajtjes pa leje të armëve”. Gjithashtu togat e zeza të qytetit të gurtë kanë dënuar me 1.5 vite burg Kujtim Budanin, ish-infermierin e Spitalit Psikiatrik në Elbasan, i akuzuar për “Falsifikim dokumentesh”.

Në fakt ishte vrasja e katërfishtë për të cilën Xhuvani është dënuar me 35 vjet burg që riktheu në skenë historinë e kanosjes në Gjirokastër në prill 2014. Kjo dosje penale është hapur dhe mbyllur disa herë nga prokuroria, por këtë herë pas disa verifikimeve të imtësishme, prokuroria ka arritur të zbulojë të gjithë kronologjinë e këtij krimi të ndodhur në Gjirokastër.

Kryerja e ekspertizës balistike të armës që përdori Xhuvani në masakrën e katërfishtë në Tiranë me tre gëzhojat e sekuestruara në ngjarjen e Gjirokastrës rezultoi se ishte e njëjtë me armën që u përdor në ngjarjen e 25 prillit të po atij viti në Gjirokastër.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Një biznesmen 34-vjeçar, pronar i një lokali dasmash, është ndarë në mënyrë të parakohshme nga jeta në Kavajë.

Një 19-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Vlorës, pasi dyshohet se ka kanosur me armë një person tjetër.

21-vjçari G. Kokaj është dhunuar me mjete të forta gjatë natës në Lezhë.

Interpol Tirana vijon bashkëpunimin me homologët, për kapjen dhe ekstradimin e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

KMT kallëzon penalisht për “shpërdorim detyre” katër zyrtarë të Bashkisë së Himarës.

Ndërron jetë një pushuese 69-vjeçare në plazhin e Ksamilit.

Vijon pa ndërprerë Operacioni Forca e Ligjit, në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020.

Policia e Vlorës ka shpallur në kërkim një person, i cili ka kanosur sot punonjësit e Agjensisë Kombëtare të Bregdetit gjatë ushtrimit të

Dhjetë mijë maska që dyshohet të jenë prodhuar në vendin tonë​​ janë sekuestruar në portin e Ankonës nga Guardia di Finanza.

Autoritetet Gjyqësore Holandeze, konkretisht Prokuroria e Amsterdamit, Holandë, kanë përcjellë një kërkesë për ndihmë juridike, në të cil