Ndalohet një shtetas i shpallur në kërkim kombëtar nga Fushë-Kruja.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale, ndaluan shtetasin Sh. M., 26 vjeç, banues në Fushë-Krujë.

Gjykata e Shkallës së Parë Krujë i ka caktuar masën “Arrest në burg”, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me persona të pazot”.

Në vitin 2019, i riu i akuzuar dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një shtetase 30 vjeçe, e cila vuan nga probleme të shëndetit mendor.