Arrestohet autori që ishte në kërkim në lidhje me rastin e rëndë ndodhur në Krujë një vit më parë, kur një i ri 29 vjeç akuzohej se kishte kryer marrëdhënie homoseksuale me një 54-vjeçar që është i sëmurë mendor.

Policia njofton se u ndalua shtetasi I. K., 29 vjeç, banues në Krujë.

Ngjarjen e rëndë e ka kallëzuar në komisariat nëna e moshuar e 54-vjeçarit shtetasja S. T., 82 vjeçe më 31 korrik të vitit të shkuar. Sipas kallëzimit të saj, i riu kishte kryer marrëdhënie homoseksuale me djalin e saj, që vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale dhe homoseksuale me persona të pazotë për t’u mbrojtur”.