Një 48-vjeçar është arrestuar nga policia e Beratit, i cili dyshohet se me anë të presionit ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë, me një shtetase 31-vjeçare.

"Nga Specialistët e Seksionit për Krimet u bë ndalimi i shtetasit:

L.C, 48 vjeç, banues në Kuçovë.

Ndalimi i tij u bë pasi në banesën e saj, me anën të presionit dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë, me një shtetase 31-vjeçare", njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprën penale, "Marrdhënie seksuale me dhunë me të rritura".