Një 60-vjeçar është proceduar në gjendje të lirë në Sarandë pasi ka kryer veprime të turpshme para një të miture.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë proceduan në gjendje të lirë shtetasin B. O., 60 vjeç, banues në Sarandë, pasi ka kryer veprime të turpshme me një shtetase të mitur 15 vjeçe”, njofton policia.

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.