Krim i rëndë në lokal, 1 i vdekur dhe 3 të plagosur

Postuar: 21/04/2017 - 07:46

Një i vrarë dhe tre të plagosur është bilanci i një ngjarjeje të ndodhur rreth orës 23:20 të së enjtes, në afërsi të “Ujit të Ftohtë” në Vlorë, në ambientet e një lokali.

Një person ende i paidentifikuar ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të disa personave, duke lënë të vdekur në vend një 33-vjeçar.

Viktima është identifikuar si shtetasi Ergys Gjioveshaj, ndërsa të plagosur nga kjo ngjarje kanë mbetur Florian Hila 28 vjeç, Arslonel Llanaj 32 vjeç, si dhe 26-vjeçarja Arta Luka. Ata u dërguan në spitalin e Vlorës dhe fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Paraprakisht dyshohet se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti të çastit, megjithatë grupi hetimor po punon për zbardhjen e saj. Policia ngriti pika kontrolli me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit.

Mësohet se janë shoqëruar disa persona në polici me qëllim zbardhjen e ngjarjes.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Ish-lojtari i përfaqësueses shqiptare dhe ish-trajneri i Kombëtares së Femrave, Altin Rraklli akuzohet për mashtrim për një shumë prej 15

Grabitet një makinë nën kërcënimin e armës.

Gjenden mbetje kanabisi në kanalin e ujërave të zeza në Kënetë të Durrësit.

Një vajzë që po drejtonte një mjet tip “Benz” ka humbur kontrollin dhe është përplasur me trafikëndarësen e rrugës.

Dy shtetas shqiptarë, të moshës 40 dhe 32 vjeç janë arrestuar të mërkurën në Ilia të Greqisë perëndimore.

Pasagjerët e autobusit të linjës Fier-Përmet kanë përjetuar momente tmerri, pasi ai shpërtheu në flakë në ecje e sipër.

Gjykata ka dënuar me 2 vjet burg një vajzë 19-vjeçare, e cila u përdor nga dy djem për të joshur një të tretë seksualisht me që

Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës bënë të mundur ndalimin një të riu në kërkim.

Policia e Vlorës ka bllokuar një furgon me 932 kilogramë kanabis sativa.

Pesë persona janë plagosur në një aksident të rëndë rrugor.