Një krim i rëndë në familje ka tronditur sërish vendin.

Një burrë ka vrarë bashkëshorten e tij në Vlorë, duke e goditur me sëpatë në kokë dhe fytyrë.

Mësohet se ajo ka mbërritur e pajetë në ambientet e spitalit, ndërsa forca të shumta policie ndodhen në vendngjarje.

Krimi makabër ka ndodhur në fshatin Babicë të qytetit bregdetar, ndërsa nuk dihen ende shkaqet.