Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë vendimin ditën e sotme për 9 të akuzuarit në lidhje me laboratorin e drogës në ‘Xibrakë’ të Elbasanit.

Mes 9 të arrestuarve ishte edhe nipi i Enver Hoxhës, Ermal Hoxha, i cili është dënuar me 10 vite burg.

Vendimi për 9 të pandehurit e "Laboratorit të Xibrakës":

10 vite burg për Ermal Hoxhën

12 vite burg për Ilir Hysenin

10 vite burg për Arjan Dalipin

13 vite burg për Genci Xhixhën

11 vite burg për Gentin Gjonajn

12 vite burg për kolumbianët Cesar Avila dhe Valter Moreno

11 vite burg për Klemend Dalipin

13 vite burg për Sajmir Batkun