Pasditen e sotme, 36-vjeçarja Hazbije Kuka u qëllua thikë nga bashkëshorti i saj Ardiani dhe humbi jetën, ndërkohë që autori i krimit u largua nga vendngjarja duke lënë pas djalin e vetëm të çiftit, i cili pa me sytë e tij dhe shoqëroi në spital nënën e gjakosur.

Gazetarja nga Durrësi, Elitjona Doko, përmes një statusi në Facebook tregon detaje për autorin e krimit të rëndë që tronditi opinionin publik në Durrës dhe më gjerë.

Të afërm të autorit të krimit përmendën motive xhelozie si shkak të ngjarjes makabre, ndërkohë që gazetarja Doko, e cila e ka të afërme 36-vjeçaren që ndërroi jetë, shprehet se bashkëshorti i Hazbijes ishte mjaft posesiv, aq sa nuk e linte të shoqen të rrinte me të afërmit e saj.

“Tu thafte dora kriminel dhe mos te gjetit paqe shpirti per gjemen qe i bere familjes se mrekullueshme te Xhaxhi Nezmirit!#VarjePerKriminelin!”, shkruan Doko.

Postimi i plotë i gazetares Elitjona Doko:

Me Biken (Viktimen) kemi qene ne dasmen e kusheririt tone te pare(une nga nena dhe ajo nga babai) dhe ne krahe kishte nje bashkeshort(posesiv) deri ne ate faze sa nuk e linte te qendronte me te afermit e saj! Madje, madje, ky kriminel qe Bikja e beri baba te nje djali, na prishi dhe rendin e krushqeve, duke u futur mes tyre pa lajmeruar askend, pasi nuk i shqitej te shoqes! Kishim pergatitur 9 krushq per te marre nusen dhe i 10-ti qe ky, i futur rishtazi, se nuk linte gruan vetem dhe u detyruam te fusim nje tjeter perfaqesues nga ne, qe te bejme numrin tek(sipas zakonit)! Tu thafte dora kriminel dhe mos te gjetit paqe shpirti per gjemen qe i bere familjes se mrekullueshme te Xhaxhi Nezmirit!#VarjePerKriminelin!