Pas krimit të rëndë të ndodhur një ditë më parë në Tiranë, ku 52-vjeçari Majlind Lala vrau me thikë vjehrrin dhe vjehrrën në shtëpinë e tyre, e më pas qëlloi edhe veten, flet vajza e dy viktimave dhe bashkëjetuesja e autorit.

Nertila Mata, e cila ndodhet në Suedi, në një prononcim për News 24 është shprehur se autori kishte tentuar ta vriste me thikë edhe atë në sy të vajzës së saj të mitur.

“Majlindin e largova nga shtëpia me ndihmën e miqve në Suedi sepse mori thikën të më vriste në prani të vajzës.

I bleva biletë e çova në Greqi te familjarët e vet, por ata i dhanë lekë të vinte prapë tek unë.

Nuk erdhi këtu, por bëri atë që bëri. Askush nuk i ka marrë fëmijën atij.

Dhe familja ime ka qenë veçse ndihmë për të. Ai ishte një i sëmurë”,- është shprehur ajo. /BW