Kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frrokaj, përfaqësues i Partisë Demokratike, është shoqëruar në polici mesditën e sotme.

Frrokaj akuzohet për tjetërsim të pronave në Bashkinë e Lezhës, ndërsa dosja është hetuar nga Prokuroria e Krimeve të Rënda.

Gjithashtu, janë shoqëruar edhe 24 zyrtarë të tjerë të bashkisë mbi të cilët rëndon e njëjta akuzë, ajo e tjetërsimit të pronave.