Një i ri i cili udhëtonte me një motorçikletë ka mbetur i plagosur pasi u aksidentua përgjatë segmentit rrugor Qafë Mali -Bajram Curri, ku u rrëzua te vendi i njohur si Lumi i Dardhës.

Sipas informacioneve që përcjell Policia, i plagosur ka mbetur 27-vjeçari Gazmir Gjergji. Mësohet se në momentin e aksidentit ai po kthehej nga puna ku punonte si kamarier në një lokal në zonën e Dardhës.

Ai u dërgua fillimisht në spitalin e Pukës, por për shkak të dëmtimeve të rënda trupore u transportua drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.