Kthehen nga Britania dy shqiptarë të rrezikshëm të akuzuar për vrasje

01/08/2020 - 11:58

Foto: Hektor Mahmutaj, 45 vjeç

Paraditen e sotme nga Interpol Tirana u krye ekstradimi nga Londra, Mbretëria e Bashkuar, drejt vendit tonë i dy shqiptarëve, Hektor Mahmutaj, 45 vjeç, lindur në Fier dhe Ronaldo Kolndreu, 21 vjeç, lindur në Tiranë.

Në një njoftim zyrtar për mediat, Policia e Shtetit thotë se Hektor Mahmutaj ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier e ka dënuar me 25 vjet burgim, për kryerjen e veprave penale “Vrasja me paramendim”, e kryer në bashkëpunim dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Në vitin 1997, Hektor Mahmutaj, pranë rrugës automobilistike të fshatit Bejar, Mallakastër, ka vrarë me armë zjarri Gentjan Jahajn.

Ndërsa Ronaldo Kolndreu ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë e ka dënuar me 15 vjet burgim, për kryerjen e veprës penale “Vrasja me paramendim”, e mbetur në tentativë.

Në vitin 2018, në ambientet e fabrikës së këpucëve, shtetasi Ronaldo Kolndreu ka plagosur me thikë shtetasin S. B.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Mançester, Mbretëria e Bashkuar u bë i mundur arrestimi i tyre në Londër dhe ekstradimi drejt vendit tonë.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Kapet dhe arrestohet në kohë rekord autori i ngjarjes ku mbetën të plagosur me mjet prerës (thikë) babë e bir, shtetasit Shefqet dhe Alba

Dy persona, babë e bir, janë plagosur me thikë gjatë mbrëmjes së sotme në fshatin Larushk të Fushë-Krujës.

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur pak më parë në Fushë-Krujë, ku janë plagosur babë e bir nga një person ende i paidentifiku

Një 79-vjeçar në Mat ka humbur jetën nga asfiksia. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Pujkë, ku shtetasi H.

Një shqiptar në Itali përfundon në gjendje të rëndë shëndetësore në spital.

Një aksident me vdekje ka ndodhur sot rreth orës 16:00, në aksin rrugor pranë fshatit Fushë Dukat, ku ka humbur jetën shtetasi R.

Policia ka arrestuar administratorin e një firme ndërtimi, pasi një 55-vjeçar humbi jetën ditën e djeshme gjatë punës.

Ky është 27-vjeçari që u ekzekutua këtë të diel në Shkejzë të Vaut të Dejës, shtetasi Gjin Boriçi (Ndoji).

Policia e Pogradecit arrestoi sot Mariglen Topuzin, një nga autorët e ngjarjes së djeshme në hotel “Voloreka” në Pogradec.

Pas vrasjes me plumb në kokë të Gjin Ndojit në Vaun e Dejës, person me precedent të theksuar kriminal, siç bëri me dije policia, mësohen