Zhvillimet e reja nga Italia për kufomën e gjetur në brigjet e Castros afër Leçes e cila dyshohej se i përkiste avokatit shqiptar të zhdukur Besnik Muço tregojnë se ajo nuk i përket atij.

Report TV ka zbardhur sot detaje nga Prokuroria e Leçes e cila po zhvillon hetimet.

Prokurorët e kësaj çështje pohuan se me të gjitha gjasat kufoma e gjetur nuk i përket avokatit shqiptar të zhdukur më 2 nëntor.

I mbyturi i gjetur në datë 6 nëntor kishte një protezë hekuri në këmbën e djathtë.

Ndërkohë nga kontakti që ata kanë pasur me familjarët e avokatit Muço, i është thënë se ai nuk ka një protezë të tillë në këmbë. Një tjetër element që ka zbuluar hetimi lidhet me kohë qëndrimin e kufomës në det.