Drejtonte mjetin në gjendje të dehur, nuk i bindet urdhrit të policisë  për shoqërim në ambientet e Policisë dhe në bashkëpunim me pasagjerin kundërshton me dhunë punonjësit e policisë, por vihen në pranga.

Nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë, u arrestuan në flagrancë shtetasit :

V. K., 32 vjeç,  ( i dënuar më parë për veprën penale “Armë mbajtje pa leje” ) dhe G. V., 45 vjeç,  të dy banues në Bulqizë.

Arrestimi i tyre u bë pasi, punonjësit e policisë i kanë bërë shenjë ndalimi automjetit tip ‘Benz’, që drejtohej nga shtetasi G. V., i cili pas testit të alkoolit ka rezultuar se drejtonte mjetin në gjendje të dehur.

Këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë kundërshtuar urdhrin për shoqërimin në Komisariat, duke  kundërshtuar me dhunë punonjësit e Policisë, por janë shoqëruar forcërisht nga shërbimet e Policisë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Dibër për veprat penale “Kundërshtim i punonjësit të policisë të rendit publik” dhe “Drejtim i automjetit në gjendje të dehur”.