Fatos Xheta ka mohuar akuzën e vrasjes së bashkëshortes së tij Safie Xheta. Shqiptari doli para gjykatës së Oxford në Britani mëngjesin e së enjtes. Me anë të një përkthyesi, ai tha se ishte i pafajshëm.

45-vjeçari akuzohet për vrasjen e bashkëshortes 35-vjeçare, ngjarje e ndodhur më 17 Qershor të këtij viti. Gruaja u gjet e pajetë brenda në banesë rreth orës 05:00 të mëngjesit, në Cowley.

Fillimisht u mendua se shqiptarja kishte vdekur për shkaqe natyrale, por pas ekzaminimit të trupit të viktimës, autoritetet zbuluan se ajo ishte goditur me thikë në qafë. Bashkëshorti i saj u arrestua rreth 1 muaj pas ngjarjes.