Armando Sulejmani, shtetasi që mbëti i plagosur sot gjatë atentatit në zonën e “Ujit të ftohtë” në Vlorë është një emër i njohur, pasi rezulton i skeduar nga policia.

Armando Sulejmani në qytetin e Vlorës, njihet gjithashtu me nofkën “Çipuri”. Ai ka qenë anëtarët i bandës së njohur të  “Gaxhait”, ndërkohë që është dënuar me parë me burgim. Mësohet se Armando Sulejmani është dënuar me 20 vite burg për kryerjen e një vrasje, ndërkohë që ai ka fituar lirinë në vitin 2016.

Sulejmani mbeti i plagosur gjatë atentatit të sotëm, ndërkohë që raportohet jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë që dy viktimat, janë identifikuar si Orest Rexho dhe Arjan Hasani.

Këta të fundit kanë mbetur të vrarë, pasi janë sulmuar nga një automjet dhe kanë ndërruar jetën, pas breshërive të kallashnikovit.

Atentati në 2016

Në vitin 2016, në lagjen “Pavarësia” të Vlorës, Armando Sulejmani (i njohur me nofkën “Çipuri” dhe anëtar i bandës së Gaxhait), iu bë një atenatat në banesën e tij.

Asokohe “Çipuri” mbeti i plagosur me një plumb në krahë. Ai deklaroi asokohe se nuk i njihte atentatorët.

Gjatë marrjes në pyetje, 39-vjeçari ka deklaruar se nuk i ka njohur personat që i bënë atentat, pasi ata kanë qenë të maskuar. Ndërkohë, ai nuk ka pranuar se ka pasur armë zjarri dhe se nuk ka qëlluar në drejtim të atentatorëve.

Policia dyshon se autorët e atentatit të jenë vrasës me pagesë, por jo profesionistë. Mësohet se 39-vjeçari ndodhet i shtruar në spitalin rajonal të Vlorës dhe se gjendja e tij është e stabilizuar.

Ndërkohë, burime pranë grupit hetimor dje deklaruan se Sulejmani, i cili u qëllua në hyrje të pallatit të tij (kati i parë), është ndihmuar nga kushëriri i tij për t’u ngjitur në katin e katërt të pallatit, ndërsa dy atentatorët janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.

Nga ana tjetër, burime nga policia bënë me dije se është qëlluar me armë zjarri pistoletë nga të dyja palët.

Po të njëjtat burime sqaruan se dy autorët e krimit kanë qëlluar Armando Sulejmanin (kishte pak kokë që kishte dalë nga burgu) në hyrje të pallatit të tij dhe se ky i fundit, edhe pse i plagosur, ka mundur të ngjitet në katin e katërt dhe të kundërpërgjigjet ndaj atentatorëve me pistoletë.

Mendohet se njëri nga atentatorët mund të jetë plagosur në këmbë. Pas verifikimit të kamerave të sigurisë në disa njësi tregtare të zonës, policia e Vlorës ka konstatuar se në atentatin ndaj Sulejmanit kanë marrë pjesë dy persona të moshës nga 20 deri në 25 vjeç, të maskuar dhe të armatosur me pistoletë. Nisur nga fakti se njëri nga autorët çalonte në të ecur, blutë deklaruan se ai mund të jetë plagosur. /PANORAMA