Ai kishte shkuar ne vendin e saj te punes dhe po e priste te parkingu me nje thike ne dore. Por perpjekja e shqiptarit per ta frikesuar ish-gruan, me te cilen ka edhe nje femije, nje djale, ka perfunduar ne nje tragjedi.

Ai ka humbur jeten pasi u perplas nga ish-gruaja me makinen e saj, me te cilen ajo u perpoq te largohej dhe te shpetonte nga sulmi i shqiptarit.

Viktima është një shqiptar 44 vjeç, banor i Chiari, dhe sipas policise italiane, quhet Agron Beshmata.

Vrasja ka ndodhur në një garazh në qendër të Villogo, provincë e Bergamos.

Shqiptari nderroi jete pak me vone nga plaget qe kishte marre. Mesohet se Beshmata e ndiqte prej kohësh ish-gruan, dhe para pak ditesh ajo e kishte denoncuar edhe ne Polici.

Sipas Policise, gruaja e ka goditur aksidentalisht me makine shqiptarin në një përpjekje për të shpëtuar prej tij. Ajo eshte derguar ne spital ne gjendje shoku.