Kush ishte Jurgen Kurti, menaxheri i VIP-ve që u akuzua edhe për një vrasje në Durrës

18/03/2019 - 23:01

Viktima e sotme në Tiranë Jurgen Kurti nuk është një emër i panjohur për policinë por dhe për publikun shqiptar. Ai njihet si menaxher i VIP-ve dhe u arrestua para disa vitesh për vrasjen e babaiat të tij, por kur daja pranoi krimin Kurti u la i lirë.

Ai po ashtu akuzohet si i përfshirë në një sherr ku mbeti i vrarë pronari i një marketi në Durrës në 2017.

VRASJA E JURGEN KURTIT

Policia e Tiranës sqaron se vrasja ndodhi rreth orës 22:20, në rrugën “Zef Jubani”, në rrethana ende të paqarta. Jurgen Kurti rreth 26 vjeç është vrarë me armë zjarri.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Sherbimet e Policisë po krehin zonën si dhe janë ngritur pika kontrolli për kapjen e autorit/eve

PSE HUMBI JETËN PRONARI I MARKETIT NË DURRËS

Nga ekspertiza mjeko- ligjore u vërtetua se shtetasi Agim Arapi ka ndërruar jetë për shkak të problemeve që ka pasur me zemrën, ku nuk ka përballuar dot goditjet me grushta, të kryera nga autorët.

Pavarësisht se në vendin e ngjarjes është gjetur një thikë dhe fillimisht u tha se Arapi ishte qëlluar me thikë dhe kishte ndërruar jetë për shkak të plagëve të marra, policia në njoftimin zyrtar të sotëm, deklaron se 51-vjeçari ka vdekur për shkak të një ataku kardiak.

Ndërkohë policia e Durrësit shfajëson edhe Jurgen Kurtin, dhëndrin e një prej autorëve të dyshuar, pasi sipas policisë ai nuk ka marrë pjesë në rrahjen e viktimës.

Pak minuta pas ngjarjes efektivët e policisë së Durrësit arrestuan autorët e dyshuar, vëllezërve: Kostandin Ekonomi 54 vjeç dhe Kujtim Ekonomi 50 vjeç, banues në Durrës.

Policia deklaron se Jurgen Kurti, u shoqërua mbrëmë në polici. Për sa i përket rolit të tij, policia thotë se viktima ia ka kërkuar paratë për tubin e aspirimit Jurgenit, por më pas kanë ndërhyrë dy vëllezërit Ekonomi, një prej tyre vjehrri i të riut dhe e kanë futur në market ku e kanë rrahur brutalisht sa ka humbur jetën për shkak të problemeve me zemrën. “Gjatë kësaj kohe shtetasi Jurgen Kurti ka qenë jashtë dyqanit ushqimor (qepeni ishte i mbyllur dhe brenda ndodheshin viktima dhe autorët)”, deklaron zyrtarisht policia.

Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e 11 prillit 2017, rreth orës 19:55 në lagjen Nr.1 Durrës, në dyqanin ushqimor, në pronësi të Agim Arapit.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Një aksident ka ndodhur pasditen e së dielës në rrugën Lushnje-Berat, ku si pasojë kanë mbetur të plagosur 7 persona, mes të cilëve 3 fëm

Një i ri është plagosur me armë zjarri pasditen e kësaj të diele në Tiranë.

Pas katër orësh i bllokuar në shpellën e Pëllumbasit, në kanionet e Erzenit, 42 vjeçari i cili kishte ndrydhur edhe kaviljen është nxjerr

Pesë persona kanë mbetur të bllokuar në kanionet e Erzenit.

Dy automjete tip “Benz” janë përplasur pak minuta më parë në segmentin rrugor Fier-Levan në vendin e quajtur “Çesma e Levanit”.

Shoferi i kamionit të një prej firmave të nxjerrjes së gurit dekorativ në Malin e Tomorrit, ka humbur jetën pasi ka pësuar një aksident n

Një aksident është regjistruar këtë të diel në segmentin rrugor Korçë-Kapshticë, në vendin e njohur si kryqëzimi i Plasës.

Një 36-vjeçar ka humbur jetën në zonën e Malit të Tomorrit.

Anija “Mati” e Forcës Detare shqiptare shpëtoi 2 peshkatarë në det të hapur, në perëndim të gadishullit të Karaburunit.