Personi që shihni në foto është Kristjan Breshanaj, i cili mbeti i vrarë, pasi persona ende të paidentifikuar i zunë pritën afër banesës së tij. Ngjarja e rëndë ndodhi pak pas orës 1 të natës në zonën e ‘Ujit të Ftohtë’ në Vlorë.

25-vjeçari u qëllua 5 herë më armë zjarri, (dyshohet kallashnikov), ndërsa autorët pas krimit dogjën mjetin rreth 5 km më larg vendit të ngjarjes.

Kristjan Breshanaj, që njihej si një person pa probleme me drejtësinë, është djali i një mjeku të njohur. Ndërkohë, policia po heton edhe pistën për shkak të detyrës që lidhet me babain e tij, i cili është mjek reanimator në spitalin e Vlorës. Po ashtu nuk përjashtohen konfliktet që mund të ketë pasur ai, apo dhe vëllai i tij i madh që jeton jashtë shtetit.