Një aksident i rëndë ka ndodhur në Mal të Zi ku një shtetas shqiptar nga Tirana, ka humbur jetën e ndërsa 6 persona të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Aksidenti tragjik ka ndodhur në Tivar të Malit të Zi, në orët e para të mëngjesit dhe lajmi është bërë i ditur nga mediat e vendit fqinj që citojnë autoritetet lokale.

Mediat njoftojnë se viktima është Enea Rama, 29 vjeç nga Tirana, ky qe shihni ne foto.

Mësohet se mjeti i Enea Ramës është përplasur me një makinë tjetër. Shkaqet e aksidentit ende nuk dihen, ndërsa policia ka nisur hetimet.

Ndërkohë Vis Bajraktari, partneri i Lori Hoxhës, vëllai i të cilit ishte së bashku me viktimën në makinën e aksidentuar, gjatë ditës së sotme, ka publikuar në Instastories një foto të Enesit, të shoqëruar me një postim të ndjerë.

“Lali im, vëllai im do më mungosh gjithë jetën!,”– përfundon postimi i ndjerë i Bajraktarit. Ndërkohë ende nuk e ditur gjendja shëndetësore e Shpresimit, vëllait të Visit, pas lëndimeve të marra gjatë aksidentit.