Ky është Albano Kusi, i akuzuar për vrasjen e 26-vjeçarit Indrit Çelaj (FOTO)

24/08/2019 - 19:19

Është publikuar fotoja e Albano Kusit, një nga djemtë e biznesmenit Bujar Kusi, që mori pjesë në vrasjen e Indrit Celajt, pas një konflikti për kondicionerin.

Në foton e publikuar nga JOQ, është gjithashtu Lorenc Veliaj, miku i vëllezërve Kusi dhe personi që i fundosi ata në polici, pasi tregoi versionin e vërtetë të vrasjes së 26-vjeçarit nga Mallakastra.

Ditën e sotme Prokuroria ka kërkuar masën “arrest me burg” për pronarin e vilës Bujar Kusi, 54 vjeç, Edmond Sulën, 43 vjeç, Ferdinand Bakallin 41 vjeç dhe Luan Çakën 36 vjeç.

Gjykata e Tiranës ka lënë në burg Lorenc Veliajn, pasi ishte prezent në momentin e krimit.

Sipas Policisë, Veliaj kishte njohje me autorët dhe është ai që ka rrëfyer të gjithë ngjarjen, ku u bë i mundur dhe arrestimi i katër personave të tjerë. Veliaj ka treguar se ka njohje me dy të kërkuarit, që akuzohen se janë autorët, Griseldo dhe Albano Kusi. Po ashtu 27-vjeçari ka rrëfyer se ata i kishin kërkuar që të merrte përsipër krimin e rëndë.

26-vjeçari, Indrit Çelaj, ndërroi jetë në spital, një ditë pasi u plagos pas një konflikti për kondicionerin me dy djemtë e pronarit të vilës në Tiranë, Bujar Kusin, Griseldin dhe Albanon. Djemtë e Kusit që sipas Policisë janë autorët të cilët e qëlluan Çelajn me një plumb në kokë, janë shpallur në kërkim. Griseldo dhe Albani Kusi janë emra të njohur për botën e krimit, pasi kanë precedentë të mëparshëm penal. 

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Moti i keq që ka përfshirë pasditen e sotme të gjithë vendin ka shkaktuar probleme në aksin rrugor Korçë-Voskopojë.

Një zjarr i madh ka shpërthyer rreth orës 15:00 pranë Qytet Studentit në kryeqytet.

Është ekstraduar nga Gjermania drejt Shqipërisë Arbër Çekaj, personi i dyshuar për trafikimin e 613 kg kokaine kolumbiane në portin e Dur

Një shtetas turk i kërkuar nga Zvicra për vrasje është arrestuar në aeroportin e Rinasit.  

Një 47-vjeçar nga Durrësi dhe një 28-vjeçar nga Shijaku janë arrestuar në flagrancë nga policia pasi akuzohen për veprën penale "Dhunë në

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, ka mbërritur te Krimet e Rënda, ku pritet të njihet me vendimin final të gjykatës.

Një 16-vjeçar me biçikletë është aksidentuar për vdekje nga një makinë.

Në përpjekje për të ndaluar dy të rinj, efektivët e Policisë Rrugore i tërhoqën varësen njërit prej tyre, duke ia këputur.