Pasditen e sotme u vra biznesmeni Nard Polia, i njohur si ‘Nardi i Bujtinave’.

35 vjeçari vjeçari u vra në makinën e tij, pasi një atentati ndaj tij.

Nga raportimet mësohet se autori i vrasjes ishte me motoçikletë dhe mbante një skafandë në kokë. Ai e ka braktisur motoçikletën tek vendi i quajtur ‘Ura e Mesit’.

Bëhet me dije që me biznesmenin e vrarë në makinë ka qenë edhe një qytetar tjetër i cili ishte punëtor i servisit.

Pronari i një bujtine në Shkodër është qëlluar me armë zjarri në një atentat të ndodhur në orën 16:30 minuta të pasdites.

Ai është dërguar me urgjencë në spitalin e Shkodrës, por fatkeqësisht humbi jetën.