Personi që po shikoni në foto është Olsi Çekiçi, 44-vjeçari me probleme të shëndetit mendor, që mbrëmjen e sotme masakroi me thikë për vdekje nënën e tij.

Çekiçi është një person me preçedentë të mëparshëm penalë, dhe është dënuar për përdorim të lëndëve narkotike. Vetëm para pak muajsh, Olsi Çekiçi rezulton se ka qenë i shtruar në spitalin psikiatrik të Elbasanit dhe është kuruar për probleme të shëndetit mendor.

Ngjajra e rëndë tronditi Pogradecin pasditen e sotme. Olsi Çekiçi pas sherreve dhe dhunës së përditshme mori thikën dhe masakroi nënën e tij, 70-vjeçare. Kokën ia preu dhe ia vari në derë.