Ky është Xhuljan Sollaku, 20 vjeç, nga Katund i Ri, Elbasan, një prej grabitësve, i cili një natë më parë mbeti i vrarë në përplasjen me armë zjarri me policinë.

20-vjeçari ishte personi i cili qëlloi me dy pistoleta në drejtim të bluve të Fierit. Sollaku, së bashku me 3 persona të tjerë të gjithë të maskuar e të armatosur, tentuan që të grabisnin banesën e Minella Muçi, në lagjen “29 Nëntori” të Fierit. Por ata u përballën me efektivët e policisë, të cilët me t’u njoftuar nga 68-vjeçari Muçi shkuan në vendngjarje.

Autorët hapën zjarr dhe policia iu kundërpërgjigj. Për pasojë mbeti i vrarë 20-vjeçari Sollaku dhe u plagos grabitësi tjetër, 33-vjeçari Arben Muça, me banim në Durrës. Ky i fundit ndodhet në spital. Ndërsa dy grabitësit e tjerë mundën të largoheshin dhe puna për kapjen e tyre vijon.

Dyshohet që edhe dy autorët e tjerë, tashmë të shpallur në kërkim, të jenë nga fshatrat e Elbasanit.