I dënuari, i cili u arratis sot nga burgu i Rrogozhinës është Fatjon Bushgjoka.

Ai u arrestua dy vite më parë bashkë me dy vëllezërit e tij Ndue dhe A.Bushgjokën, mikun Elton Lekën dhe të dashurën e tij Kristina Pjetrin për kryerjen me dhunë të 7 grabitjeve, por policia dyshon se ai mund të ketë kryer një numër më të madh vjedhjesh.

Bushgjoka është dënuar vite më parë me 6 vite burg për grabitje të dhunshme. Atij i kishin mbetur për të kryer dhe 1.8 vite burg, por sot rezulton të jetë i arratisur nga burgu i Rrogozhinës.

4 djemtë dhe vajza u ngrinin kurthe qytetarëve duke përdorur Kristinën si karrem, e cila u kërkonte telefonin për të folur viktimave. Më pas, 4 djemtë mbërrinin dhe ushtronin presion ndaj qytetarëve dhe në rast kundërshtimi dhunoheshin derisa të dorëzoheshin.

Të 4 grabitësit po vuajnë dënimin.