Ky është personi i arrestuar nga policia e Durrësit

12/07/2019 - 19:09

Ky është shtetasi i arrestuar nga Policia e Durrësit. Skënder Baku, 53 vjeç, banues në Luz të Fushë Krujës ishte në kërkim nga autoritetet, pasi Gjykata për Krimet e Rënda në Tiranë, e ka dënuar me 35 vjet burg, për veprat penale “Vrasje për gjakmarrje, kryer në bashkëpunim “dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.

Baku është dënuar për vrasjen e shtetasit Lulzim Shera, në shtator të 2013-ës, në qytetin e Fushë Krujës. Në vitin 1992, Lulzim Shera ishte i burgosur në burgun 313, për shkak se ishte shpallur fajtor për veprën penale të “shkaktimit të vetëvrasjes”. Por pas një konflikti në ambientet e burgut, Shera vrau me sende të forta shtetasin Arjan Baku, vëllai i personit të arrestuar sot nga policia. 

Për këtë ngjarje, Lulzim Shera u dënua edhe me 20 vite të tjera burg, për t’u liruar në vitin 2010. Ndonëse familja Shera kishte kërkuar disa herë paqtim me familjen Baku, kjo nuk ishte pranuar.

Në shtator të 2013-ës, dy persona, njëri prej tyre Skënder Baku, organizuan vrasjen dhe qëlluan me breshëri plumbash në drejtim të Lulzim Sherës. 12 plumba goditën në trup Sherën, duke i shkaktuar atij vdekjen e menjëhershme.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Mbrëmjen e kësaj të hëne janë sekuestruar 55 kg marijuanë në kufirin greko-shqiptar.

Marsida Qatja e ftuar në “Open” ka rrëfyer edhe njëherë gjithë ngjarjen e ndodhur në Kavajë disa ditë më parë, ku humbi jetën 41-vjeçari

Një aksident tragjik u ka marrë jetën dy adoleshentëve në SHBA, ndërsa një i tretë ka mbetur i plagosur.

Ditën e djeshme. dy shqiptarë ranë në prangat e policisë italiane, nën akuzën e trafikimit të drogës.

Një qytetin e Durrësit është zbuluar gjatë ditës së sotme një arsenal predhash.

Një shqiptar u arrestua nga policia e Piacenza në orët e vona të kësaj të shtune, para një lokali.

Policia e Tiranës ka arrestuar një 50-vjeçar, i cili kishte përshtatuar lokalin e tij për përdorim dhe shpërndarje kokainë dhe për prosti

Policia e Paraguajt ka arrestuar Elton Radovanin, djalin e ish-prefektit të Shkodrës Paulin Radovani, i cili akuzohet si i përfshirë në n

Gjendet e vdekur një grua në Sarandë.

Policia e Shkodrës ka vënë në pranga një të ri, pasi është kapur në flagrancë duke shitur kokainë.