Një aksident masiv ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Tabanoc – Kumanovë.

Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur rreth 14 persona, mes të cilëve edhe ish ministri i financave i Shqipërisë, Arben Ahmetaj, raportojnë mediat vendase.

Ai është dërguar në spitalin e Kumanovës për ndihmë mjekësore pasi ka marrë plagë. 

Sipas medieve maqedonase, në aksident janë përfshirë një autobus dhe dy vetura.

Nga aksidenti, dy persona me lëndime më të rënda trupore janë transferuar në klinikën e Shkupit, ndërsa të tjerët janë shtruar në spitalet e Kumanovës. 

Nga MPB ende nuk ka detaje se si është shkaktuar aksidenti, shkruan “Zhurnal”.

I menjëhershëm ka qenë edhe interesimi i zv.ministrit të punëve të brendshme të Maqedonisë, Agim Nuhiu, i cili ishte në vizitë tek ish-ministri i financave të Shqipërisë, Arben Ahmetaj, ku i shprehu keqardhje dhe i uroi shërim sa më të shpejtë.