Një krim i rëndë brenda familjes ka tronditur mesditën e kësaj të shtune në qytetin e Shkodrës.

Paraprakisht raportohet se xhaxhai, për arsye ende të panjohura, ka vrarë me thikë nipin e tij, Mirsad Kuçi.

Nga të dhënat e para të policisë thuhet se ngjarja ka ndodhur në afërsi të teatrit “Migjeni”.

Forca të shumta policie kanë mbërritur në vendngjarje dhe po hetohet për të zbardhur shkaqet e këtij krimi të rëndë.