Largohen nga banesa dy motra në Durrës, të moshës 16 e 19 vjeçe.

Ka qenë nëna e dy vajzave, shtetasja M.P., vjeçe 45, që ka bërë denoncimin në polici për zhdukjen e bijave të saj.

Ajo thotë se vajzat S.P., e E.P., 19 e 16 vjeçe, janë larguar nga banesa që prej datës 16 shtator, pra 9 ditë më parë. Por nëna e tyre e ka bërë kallëzimin më datë 24, e nuk dihet se përse ka pritur të kalonte më shumë se një javë për të kërkuar ndihmën e uniformave blu për gjetjen e tyre.

Policia informon se ka nisur puna për gjetjen e motrave.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për vlerësim.