Drejtoria Vendore e Policisë Durrës kërkon bashkëpunimi e qytetarëve në gjetjen e shtetasit H.F., 44 vjeç, banues në lagjen nr.13, Plazh, të larguar nga banesa më datë 04.09.2019.

Burimet zyrtare bëjnë me dije se shtetasi i mësipërm është rreth 1.90 cm i gjatë dhe ka veshur një palë pantallona të shkurtra, ngjyrë të zezë dhe një bluzë të bardhë me viza.

Familjarët pohojnë se është i paaftë të komunikojë dhe ka vështirësi në të ecur. Çdo shtetas që e identifikon është i lutur të telefonojë në numrin 112 ose 0694110217.