Lejuan ndërtime pa leje, arrestohen tre punonjës të IMT-së

05/12/2019 - 10:12

Policia e Beratit ka arrestuar tre punonjës të IKMT-së për shpërdorim detyre. Operacioni është finalizuar pas një hetimi 6-mujor, bën me dije policia.

Ata sipas njoftimit kanë favorizuar dhe lejuar persona të caktuar për të bërë shtesa pa leje.

Në vijim të zbatimit të planit të masave për goditjen e veprimtarisë së paligjshme në fushën e krimit ekonomik dhe në kuadër të procedimit penal të regjistruar pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale “Shpërdorim i detyrës”, është finalizuar me sukses operacioni “Stop”.

Si rezultat, u bë ekzekutimi i Vendimit Penal të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat, e cila më datë 04.12.2019 ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg” për shtetasit:

– L.S., 50 vjeç, banues në Dyshnik, Berat;

– E.V., 29 vjeç, banues në Berat;

– D.H., 45 vjeç, banues në Berat, të tre me detyrë inspektor pranë Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit (IMT) në Bashkinë Berat.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se 3 Inspektorët, në kundërshtim me ligjin, kanë favorizuar dhe lejuar shtetas të ndryshëm për të kryer ndërtime pa leje në territorin e Bashkisë Berat.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Një sasi e konsiderueshme lënde narkotike e dyshuar kanabis sativa është kapur në doganën e Bllatës.

Mesditën e sotme një autobus urban në Paskuqan ka marrë flakë në lëvizje e sipër.

Katër të rinj kanë përfunduar në prangat e policisë pasi kanë kundërshtuar dhe goditur një efektiv policie në ambientet e stacionit polic

Vijon pa ndërprerë Operacioni Forca e Ligjit, në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020.

Vijojnë goditjet e njëpasnjëshme në kuadër të operacionit “Perimetri”.

Theu masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, bie në prangat e policisë 26-vjeçari me precedent të theksuar kriminal.

Specialistët për Hetimin e Trafikut të Paligjshëm dhe Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës kanë ndaluar shtetasin e shpal

Tre persona janë përplasur me policinë në hyrje të Gjykatës së Shkodrës, duke krijuar tension para këtij institucioni.

Arrestohet një 38-vjeçar nga Durrësi për llogari të Italisë, ku ishte dënuar me 3 vite e 5 muaj burg për dhunë.

Një 20-vjeçar ka aksidentuar me makinë 57-vjeçarin Durim Gjini dhe më pas është larguar nga vendngjarja.