Persona të maskuar dhe nën kërcënimin e thikave kanë grabitur një çift të moshuarish në Kuçovë. Ngjarja në fjalë ndodhi në orët e para të mëngjesit.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se dy persona kanë hyrë në banesën e shtetasit me inicialet M.K.

Nën kërcënimin e thikës, autorët kanë marrë një shumë monetare prej 30.000 lekë të reja.

Të moshuarit u kërcënuan me jetë nëse nuk tregonin se ku i kishin fshehur lekët.

6 persona janë shoqëruar lidhur me ngjarjen në fjalë, ndërkohë që vijojnë hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.