Një 54-vjeçar është arrestuar nga policia ditën e sotme në Shkodër. Sipas policisë, 54-vjeçari me inicialet S.K kishte lëvizur në qytetin e Shkodrës me pistoletë.

Arrestimi i tij u bë pasi në lagjen Bahçallek, dhe  gjatë kontrollit personal, iu gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale arma e zjarrit tip “Ekol Viper 4.5” pa fishekë.

Njoftimi i policisë:

Nga strukturat e Forcës së Posaçme “Shqiponja” në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër, u arrestua në flagrancë shtetasi S. K. 54 vjeç, banues në lagjen “Daniel Matlia”, Shkodër.

Arrestimi i tij u bë pasi në lagjen Bahçallek, Shkodër, gjatë kontrollit personal, iu gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale arma e zjarrit tip “Ekol Viper 4.5” pa fishekë.