Një drejtues motori është arrestuar nga blutë e Durrësit, pasi u kap pa targa dhe pa patentë.

Në prangat e specialistëve të Sektorit të Qarkullimit Rrugor ra Fadil Ferati 57 vjeç, banues në Durrës.

Ai u kap më datë 19.09.2017, në Sukth, duke drejtuar motorçikletën tip “Lifan” pa targa dhe pa leje drejtimi.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” parashikuar në nenin 291 të Kodit Penal.