Një i ri 21-vjeçar ka rënë në prangat e policisë për armëmbajtje pa leje.

Në vijimësi të kontrolleve të ushtruara me qëllim mbajtjen nën kontroll të situatës kriminale dhe informacioneve të siguruara në rrugë operative, në lagjen "Tafil Skendo", policia ka arrestuar në flagrancë, shtetasin Xhuljano Kapllanaj, banues në Kuçovë.

Ai nuk i është bindur urdhrit të policisë dhe është larguar me vrap duke hedhur një pistoletë Beretta, e cila është sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Gjithashtu në çantën e të riut është gjetur edhe një fishek i kalibrit 9 mm. Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprat penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.