Policia ka arrestuar në flagrancë një elektricist të OSHEE Tepelenë.

Mësohet se 57-vjeçari G.S., shpërdoroi detyrën duke kryer lidhje të paligjshme të energjisë elektrike në banesën e tij dhe të vëllait.

NJOFTIMI I POLICISË

Specialistët e seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik-Financiar në DVP Gjirokastër arrestuan në flagrancë shtetasin G. S., 57 vjeç, banues në Krahës, Memaliaj, me detyrë elektricist në Drejtorinë Rajonale OSHEE Tepelenë.

Ky shtetas ka shpërdoruar detyrën duke kryer lidhje të paligjshme të energjisë elektrike në banesën e tij dhe në banesën e vëllait.

Gjithashtu u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për shtetasin Sh. S., 55 vjeç (vëllai i G. S.), banues në Krahës, Memaliaj.

Materialet në ngarkim të këtyre shtetasve i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.