Gjykata e Shkallës së parë vendosi masën “arrest me burg” për ish-deputetin e Partisë Socialiste në Elbasan Hamit Kosta.

Kosta u arrestua para dy ditësh, pasi kërcënoi me armë ish-bashkëjetuesen e tij.

Avokati i ish-deputetit kërkoi lirimin e Kostës, pasi sipas tij ish-deputeti Kosta nuk paraqet rrezikshmëri shoqërore.

Pavarësisht kërkesës së avokatit, Gjykata e shkallës Parë la në burg Hamit Kostën.