“Luftë” me armë për drogë, kapet pas disa vitesh 41-vjeçari

11/07/2019 - 14:15

Vijon puna për kapjen dhe ndalimin e personave të shpallur në kërkim.

Kapet dhe ndalohet 41- vjeçari i shpallur në kërkim për 3 vepra penale: “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, “Vrasje me dashje, mbetur në tentativë”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municioneve”.

Nga Strukturat e Komisariatit të Policisë Skrapar në bashkëpunim me shërbimet e Hetimit të Krimit në DVP Berat, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit F.I., 41 vjeç, banues në Nikollarë, Skrapar.

Ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Shkallës së parë Përmet me vendim Nr.43 datë 17.12.2015, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, i dyshuar për veprat penale, “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, “Vrasje me dashje, mbetur në tentativë”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municioneve”.

Ky shtetas dyshohet se bashkë me dy vëllezërit e tij po transportonin lëndë narkotike nga Skrapari në Përmet, ku në fshatin Verçisht janë përplasur me armë me 4 persona të tjerë.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat për veprime të mëtejshme.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Persona ende të paidentifikuar kanë vjedhur një banesë. Ngjarja ka ndodhur gjatë natës në fshatin Turan të Tepelenës.

Një 31-vjeçar është arrestuar nga policia kufitare, pasi dyshohet se udhëtonte me mjet identiteti grek të falsifikuara.

Të burgosurit shqiptarë dhe ata pakistanezë janë përfshirë në një konflikt në burgun e Chania-s në Kretë, ku si pasojë tre persona kanë m

Policia greke ka goditur një bandë shqiptare që kryenin vjedhje në banesat në ishullin turistik të Mykonosit.

Një grua e moshuar, zvicerane 75 vjeçe, më 21 mars të këtij viti ka vrarë vogëlushin 7-vjeçar, shqiptar me prejardhje nga Kosova, Ilias M

Një gabim i Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme në Dibër i ka kushtuar rëndë 2 vjet më parë familjes Gazidedja.

Një aksident është regjistruar në aksin rrugor Korçë-Pogradec, në fshatin Podgorie.

Përfundon aventura e dy të arratisurve shqiptarë nga burgu i Cassandras në Halkidhiki.

Shërbimi Policor grek ka arritur të shkatërrojë një bandë të shqiptarëve që ka kryer një sërë vjedhjesh nëpër shtëpitë e banorëve në Myko

Shërbimet e Postës së Policisë Manëz, falë informacionit të qytetarëve dhe reagimit në kohë, kanë bërë të mundur kapjen dhe ar