Një 65-vjeçar ka humbur jetën në një aksident rrugor.

Mësohet se viktima ishte duke udhëtuar në aksin rrugor kryesor në Orikum dhe ka humbur kontrollin e mjetit.

Për pasojë ka dalë nga rruga dhe mjeti i tij, tip “Ford” ka rënë në një kanal.

Informacion paraprak

Rreth orës 12:10, në Orikum, në aksin rrugor kryesor si pasojë e humbjes së kontrollit ka dalë nga rruga automjeti tip Ford dhe ka rënë në një kanal.

Si pasojë është dëmtuar rëndë drejtuesi i mjetit shtetasi H. K., 65 vjeç, banues në Orikum, i cili ka ndërruar jetë në vend.

Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme për sqarimin e rrethanave të akaidentit