Një aksident rrugor ka ndodhur paraditen e sotme në Lushnje.

“Rreth orës 11:15, në aksin rrugor Fier- Lushnje, në fshatin Vajkan, shtetasi F. P., 30 vjeç, banues në Tiranë, duke drejtuar mjetin tip “Volkswagen” ka dalë nga rruga dhe si pasojë është dëmtuar pasagjerja L. S., 23 vjeçe.”, njofton policia.

Mësohet se e reja ndodhet në spitalin e Lushnjes, nën kujdesin e mjekëve.

Në vendngjarje është grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.