Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në Gjirokastër, ku katër të rinj kanë mbetur të plagosur. Aksidenti ka ndodhur në aksin nacional Gjirokastër-Tepelenë, në vendin e quajtur “Ura e Kardhiqit”, ku ka dalë nga rruga mjeti autoveturë, tip “Fiat” me targa italiane ES 440 CA, me drejtues shtetasin italian M.P., 20 vjeç, banues në Bari.

Në mjet ndodheshin edhe tre shtetas shqiptarë, përkatësisht M.S., 17 vjeç, Xh.S., 20 vjeç dhe F.Gj., 19 vjeç, të tre banues në Tiranë.

Shtetasit u shoqëruan në spitalin Rajonal “Omer Nishani”, Gjirokastër, me dëmtime të lehta. Ata ndodhen nën kontrollin e mjekëve dhe për momentin janë jashtë rrezikut për jetën. Nga grupi hetimor po kryhen veprimet për përcaktimet e shkakut të këtij aksidenti.